AktualitetPolitikëTë fundit

“Pensionistët do të kenë analizat bazë 2 herë në vit falas”, Berisha: Udhëtim në gjithë Shqipërinë me gjysmë çmimi

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur nga selia blu për premtimet elektorale për pensionistët pas një takimi me ta më herët.

Berisha theksoi se pensionistët nuk kërkojnë udhëtime falas, por një ulje të çmimit të biletave.

Ai e ilustroi situatën aktuale duke theksuar se është bërë e paimagjinueshme që tani, me linjat e lirë ajrore, udhëtimi Tiranë-Berlin është më i lirë se ai Tiranë-Sarandë me autobus apo taksi. Berisha siguroi se pensionistët do të kenë bileta të përgjysmuara, duke përdorur letrën e tyre të njoftimit.

 

Përveç kësaj, Berisha premtoi se pensionistët do të kenë të drejtë për analiza bazë falas çdo gjashtë muaj.

 

“Check-upi do të anulohet menjëherë,” përfundoi Berisha, duke shprehur angazhimin e tij për të mbështetur pensionistët.

 

Fraksion.com