Në fjalën e tij nga Shkodra, Rama tha se ai është një program masiv me plane konkrete për secilën fushë, një program sipas tij mirëfilli qeverisës.

“Nesër kemi shpalosjen e Shqipërisë 2030, bashkë me të gjithë grupin e deputetëve, për të dhënë një perspektivë. Ndryshe nga të tjerët që bëjnë programe elektorale në bëjmë një program ku për çdo fushë kemi një mal me strategji. Është program qeverisës masiv. Ne qeverisim nuk jemi hajd themi do i bëjmë pensionet 500 euro dhe naftën 5 cent sepse e dinë që nuk fitojnë”, tha ai.