AktualitetBota+Të fundit

“A po i vjen fundi luftës të Rusisë me Ukrainën?”, Trump thotë se për “shumë elementë” të marrëveshjes së paqes në Ukrainë janë rënë dakord

“Shumë elementë” të një marrëveshjeje përfundimtare për Ukrainën janë rënë dakord, por mbetet shumë për të bërë, tha Presidenti Trump përpara bisedës së tij telefonike me presidentin rus Putin.

“Nesër në mëngjes do të flas me Presidentin Putin në lidhje me Luftën në Ukrainë”, tha Trump në platformën e tij “Truth Social” vonë të hënën.

Çdo javë sjell 2500 vdekje ushtarësh nga të dyja palët, tha Trump, duke shtuar se “lufta duhet të përfundojë tani”.

“Pres me shumë padurim thirrjen me Presidentin Putin.”

Kujtojmë se përpjekja diplomatike e Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë po intensifikohet. Presidentët Trump dhe Putin do të zhvillojnë sot një bisedë telefonike ndërsa zyrtarët amerikanë vizituan Moskën pasi fituan mbështetjen e Ukrainës për një armëpushim 30-ditor.

A po i afrohet fundit lufta – dhe cilat janë pengesat, bota tashmë është në pritje.

 

 

Fraksion.com