Vatikani: Papa Françesku i vetëdijshëm por vazhdon të jetë në gjendje kritike
Papa Françesku është i vetëdijshëm, por ende po merr doza të larta oksigjeni pas një përkeqësimi të infeksionit në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëri, që detyruan mjekët t’i jepnin transfuzion gjaku, tha të dielën Vatikani, duke shtuar se ai mbetet në gjendje kritike.
“Nata kaloi e qetë, Papa pushoi”, tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni përmes një deklarate më herët.
Papa Françesku ishte në gjendje kritike të shtunën pasi ai pësoi një krizë astmatike frymëmarrjeje duke iu dashur të merrte oksigjen në doza të larta.
88-vjeçari Françesku, i cili është shtruar në spital prej një jave me një infeksion kompleks në mushkëri, mori transfuzion gjaku edhe të shtunën pasi analizat treguan gjurmë anemie, tha Vatikani.
Papa Françesku, i cili vuan nga një sëmundje kronike e mushkërive, u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt, pasi një bronkit që kishte pasur për një javë, u përkeqësua.
Fraksion.com