Në vitet ’70 nuk ziheshin keq me njëri-tjetrin, deri në gjak?
Nga Artan Fuga
Ore, të çuditshëm këta që, për ca vese të adoleshentëve të sotëm – që i paçim me jetë – bëjnë fajtor TikTok-un.
Ose janë hipokritë, ose kanë humbur kujtesën.
Pse, more? Në vitet ’70, adoleshentët pa Tik dhe pa Tok nuk pinin cigare fshehurazi? Nuk masturboheshin? Nuk pinin ndonjë gotë verë a raki fshehurazi? Nuk ngacmonin me duar nëpër klasë ato të seksit tjetër? Nuk shihnin ëndrra sikur bënin seks me Mona Lizën? Nuk ziheshin keq me njëri-tjetrin, deri në gjak, pas murit të shkollës? Nuk binin në dashuri fshehurazi me zyshën kujdestare? Nuk gënjenin prindërit? Nuk linin orët e mësimit? Nuk mësonin kur u vinte koha të ngriheshin në mësim? Nuk vidhnin ndonjë lek xhepi nga pantallonat e grisura të xhaxhait?
Po mirë, more mirë, ndonjë rresht nga Frojdi a kanë lexuar?
Po pse, shoqëri perfekte kërkoni?
Pse ua hidhni gurin adoleshentëve?
Po sikur të ngrihen ata dhe të vendosin të na ndalojnë Big Brother-in dhe Osmanin?
Çfarë do bëjmë pastaj gjithë pasditen dhe mbrëmjen? Ose, sikur të na ndalojnë të vëmë baste?
Fraksion.com