Moti i keq rrëzon pemët në kryeqytet, Veliaj apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme
Për shkak të kushteve të motit të keq, që përfshijnë erë të fortë dhe shi të pandërprerë, disa zona të Tiranës kanë përjetuar rënie të pemëve dhe degëve, duke bllokuar disa rrugë dhe duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka njoftuar se ekipet e pastrimit janë duke punuar intensivisht për të pastruar rrugët dhe rikthyer normalitetin sa më shpejt.
Për shkak të kushteve të motit, Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat ku janë shkaktuar dëme.
“Ju lutem, shmangni qarkullimin e tepërt dhe raportoni çdo problematikë që mund të hasni,” tha ai.
Fraksion.com