PS mbledh nesër Asamblenë në Durrës, zbardhet axhenda
Ditën e shtunë, 21 mars, nga ora 10:00-15:00, socialistët do të mbledhin në Durrës Asamblenë Kombëtare për të çelur zyrtarisht fushatën zgjedhore për kryetarët e rinj të çdo organizate të kampit rozë.
Fjalën do e mbajnë kreu i qeverisë, Edi Rama dhe të gjithë drejtuesit politikë.
Ky proces do të fillojë me zgjedhjen e kryetarëve të organizatave dhe do të vazhdojë me zgjedhjen e forumeve lokale të PS, një proces që tashmë zhvillohet çdo dy vjet. Ai do të përfshijë të gjithë forumet e PS dhe të zgjedhurit e saj, dhe natyrisht do të shtrihet në çdo qelizë në të gjithë vendin.
Kujtojmë se kreu i qeverisë e lajmëroi hapjen e fushatës për zgjedhje në Partinë Socialiste më 3 mars.
Në këtë mbledhje, ku ka folur vetëm kryeministri, ai u ka kërkuar socialistëve të nisin një dialog me bazën. Në bashki të caktuara sipas tij, duhet fokus edhe më i qartë, një dialog që do konkludojë më pas edhe në zgjedhjet për strukturat e partisë.
Tre ishin porositë kryesore të kryeministrit:
1- të shtrihet dialogu me bazën dhe përqendrimi në bashki të caktuara.
2-forcimi i bashkëpunimit me bazën socialiste.
3- përgatije për çdo pasojë ekonomike që mund të prodhojë lufta në Lindjen e Mesme.
Fraksion.com

