“Partner kyç në këtë rrugëtim”, Bardhi e Tabaku takim me Laschet: Shqipëria me fat që ka pasur mbështetjen e Gjermanisë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u takuan në Gjermani me Armin Laschet, kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe ish-kryetar i CDU.
Bardhi dhe Tabaku vlerësuan Laschet si një nga figurat më të spikatura të politikës gjermane dhe një zë i rëndësishëm për zgjerimin e Bashkimit Europian.
“Diskutuam mbi procesin e integrimit të Shqipërisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, e cila ka qenë dhe mbetet një partner kyç në këtë rrugëtim”, tha Bardhi.
Bardhi tha se “Shqipëria është me fat që ka pasur këtë mbështetje të qëndrueshme”.
“Por integrimi europian nuk është një qëllim në vetvete, është një proces që duhet t’i shërbejë qytetarëve, duke forcuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është momenti të kalojmë nga fjalët te veprat”, tha Bardhi.
Fraksion.com

