AktualitetPolitikëTë fundit

“Takim me dyer të mbyllura me Begajn”, Princi i Maltës vizitë zyrtare në Tiranë

Presidenti Bajra Begaj priti sot me ceremoni zyrtare Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’ John T. Dunlap.

Ceremonia zyrtare e pritjes me nderime ushtarake u zhvillua në Pallatin e Brigadave.

Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’ John T. Dunlap po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Pas ceremonisë së pritjes Kreu i Shtetit dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’ John T. Dunlap zhvilluan një takim me dyer të mbyllura.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com