AktualitetBota+Të fundit

Ministri i Jashtëm i Omanit thotë se lufta kundër Iranit është “gabimi më i madh në llogaritje”

Në një artikull opinioni në The Economist, diplomati më i lartë i Omanit, i cili kishte ndërmjetësuar bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit para se të shpërthente lufta, u bëri thirrje aleatëve amerikanë të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë në përfundimin e asaj që ai e quajti një “luftë e paligjshme”.

Ministri i Jashtëm Badr Albusaidi e quajti luftën “gabimi më i madh në llogaritje” i administratës Trump, duke përshkruar ndikimin që ajo ka pasur në ekonominë globale dhe sigurinë rajonale.

Shtetet e Gjirit, përfshirë Omanin, për dekada të tëra kanë blerë armë amerikane dhe kanë strehuar baza amerikane me shpresën për të penguar një sulm të mundshëm iranian. Paqja dhe prosperiteti relativ që këto kombe kishin gëzuar tani janë nën kërcënim, shkroi Albudsaidi, sepse SHBA-të kanë “humbur kontrollin e politikës së tyre të jashtme”.

“Pyetja për miqtë e Amerikës është e thjeshtë. Çfarë mund të bëjmë për ta nxjerrë superfuqinë nga kjo ngatërresë e padëshiruar?” shkroi ai.
“Para së gjithash, miqtë e Amerikës kanë përgjegjësinë të thonë të vërtetën. Kjo fillon me faktin se ka dy palë në këtë luftë që nuk kanë asgjë për të fituar prej saj, dhe se interesat kombëtare si të Iranit ashtu edhe të Amerikës qëndrojnë në përfundimin sa më të shpejtë të armiqësive.”

Ai shtoi se duket se Izraeli e kishte “bindur” SHBA-në se do të ishte një luftë e lehtë për t’u fituar – por se për të arritur qëllimet e Izraelit, SHBA-të do të duhej të vendosnin trupa në terren dhe të angazhoheshin për llojin e luftës së përjetshme që Trump ishte zotuar të përfundonte.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com