Kryediplomatja e BE-së për Lindjen e Mesme: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo përshkallëzim
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas ka deklaruar se Lindja e Mesme ka nevojë për përfundimin e luftës dhe jo për përshkallëzim, mes sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Kallas i përshkroi sulmet e Iranit ndaj Katarit si shkaktuese të kaosit të mëtejshëm. “Është e qartë se na duhet një dalje nga kjo luftë, jo përshkallëzim.”
Kallas theksoi lidhjen midis konflikteve si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Ukrainë, duke thënë se “Rusia po fiton nga lufta në Lindjen e Mesme”.
“Është e qartë se na duhet një dalje nga kjo luftë, jo përshkallëzim”, tha Kallas teksa liderët e BE-së po mblidhen në Bruksel. Ajo dënoi sulmet e Iranit ndaj infrastrukturës energjetike të Katarit, duke theksuar se ato “krijojnë kaos të mëtejshëm”.
Kallas gjithashtu përsëriti nevojën për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, duke theksuar se ajo është e lidhur me luftën në Lindjen e Mesme. “Rusia po përfiton nga lufta në Lindjen e Mesme, prandaj përfundimi i kësaj lufte është po aq i rëndësishëm për të gjetur një zgjidhje edhe për Ukrainën”, shtoi ajo.
Kallas gjithashtu theksoi se vendet anëtare nuk kanë dëshirë të zgjerojnë operacionin Aspides në Ngushticën e Hormuzit. “Ministrat thanë se nuk jemi konsultuar. Disa madje thanë se kemi tentuar t’i bindim palët që të mos e nisin këtë luftë dhe nuk e dimë cilat janë objektivat e saj”, tha ajo.
Kryediplomatja e BE-së tha se nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare nëse merret parasysh përdorimi i forcës. “Vendet anëtare nuk kanë dëshirë të përfshihen në këtë luftë”, shtoi ajo.

