AktualitetTë fundit

I vuri tritolin automjetit të agjentit të krimeve, gjykata e Lezhës le në “arrest me burg” Fatjon Rrikën, çfarë deklaroi 32-vjeçari

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 32-vjeçarin Fatjon Rrika, i cili u arrestua si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e agjentit të krimeve, Gentjan Gjeta.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, ku shpërthimi shkaktoi dëme materiale.

Burime bëjnë me dije se, ashtu si gjatë momentit të arrestimit, edhe gjatë seancës gjyqësore, 32-vjeçari nuk ka pranuar të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com