AktualitetBota+Të fundit

Gjermania nuk pritet të financojë më këshillimet për azilin

Shumë qendra gjermane që ofrojnë ndihmë për azilkërkuesit do të përballen me vështirësi financiare vitin e ardhshëm. Sipas mediave, Ministria Brendshme nuk do të mbështesë më shërbimet e pavarura të këshillimit për azil.

Politikani i Partisë së Gjelbër konfirmoi raportimet

Eksperti i buxhetit i Të Gjelbërve Leon Eckert i konfirmoi raportimet, se Ministria e Brendshme po përmend kufizimet buxhetore në vendimin e saj, sipas politikanit të Partisë së Gjelbër. Eckert kritikoi Dobrindt, duke thënë se me këtë veprim ai “po vazhdon qasjen e tij të pamatur ndaj politikës së migracionit dhe çështjeve humanitare”. Sipas Correctiv, 25 milionë euro janë ende të destinuara për financimin e organizatave përkatëse këtë vit. Marrëveshja e koalicionit të CDU/CSU dhe SPD thekson, se do ta “vlerësojmë shërbimin e këshillimit të pavarur për procedurën e azilit pa paragjykime”. Ai u prezantua nga koalicioni i mëparshëm qeverisës më 1 janar 2023./DW

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com