Gjenerali amerikan Caine thotë se Irani ruan ‘disa’ aftësi ushtarake
Gjenerali Dan Caine, i cili është me Pete Hegseth në konferencën informative të Pentagonit , u pyetu nëse Irani ende ka aftësinë për të nisur sulme në infrastrukturën energjetike në të gjithë Gjirin Persik pothuajse tre javë pas fillimit të luftës.
Caine thotë se Irani “hyri në këtë luftë me shumë armë, prandaj SHBA-të po tregohen sa më “agresive dhe të vendosura” që munden.
Ai thotë se SHBA-të po vazhdojnë t’i “gjuajnë, gjejnë dhe vrasin ata”, por Irani ende ruan “disa aftësi”.
Gjenerali Dan Caine, thotë se SHBA-të po fluturojnë më tej në lindje në hapësirën ajrore iraniane për të “gjuajtur dhe vrarë” dronë sulmi me një drejtim, dhe se avioni A-10 Warthog tani është i përfshirë në të gjithë Iranin jugor dhe po synon “mjete të shpejta sulmi” në Ngushticën e Hormuzit.
Helikopterët AH-64 Apache janë bashkuar gjithashtu në luftën në të gjithë Iranin jugor për të synuar dronë sulmi, thotë Caine.
Dhe në Irak, ai thotë se SHBA-të kanë sulmuar kundër grupeve të milicisë të lidhura me Iranin.
Hegseth tani do të marrë pyetje nga gazetarët në dhomë – ne do t’ju sjellim çdo informacion të ri që dëgjojmë.
Fraksion.com

