Aleatët e NATO-s dhe partnerët e Gjirit diskutojnë situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme
Këshilli i Atlantikut të Veriut u takua me partnerët e NATO-s nga Gjiri ditën e djeshme e mërkurë 18 mars 2026. Diskutimet u përqendruan në situatën aktuale të sigurisë në Lindjen e Mesme dhe ndikimin e saj në rajon dhe sigurinë euroatlantike.
Aleatët dhe përfaqësuesit nga Bahreini, Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe shkëmbyen pikëpamje. Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, dhe Aleatët shprehën solidaritetin e tyre me partnerët e Gjirit dhe dënuan fuqimisht sulmet pa dallim të Iranit në të gjithë rajonin.
Aleatët gjithashtu iu referuan Rezolutës 2817 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe njohën të drejtën e partnerëve të Gjirit për vetëmbrojtje sipas Kartës së OKB-së.
Aleatët nënvizuan rëndësinë e rritjes së dialogut me partnerët për të forcuar bashkëpunimin praktik. Kjo mund të përfshijë fusha të tilla si siguria detare, luftimi i sistemeve ajrore pa pilot, mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe luftimi i terrorizmit.
Bahreini, Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë anëtarë të Iniciativës së Bashkëpunimit të Stambollit të NATO-s, një forum partneriteti i krijuar më shumë se 20 vjet më parë për të ndihmuar në kontributin ndaj sigurisë globale dhe rajonale afatgjatë përmes dialogut politik dhe bashkëpunimit praktik.
Fraksion.com

