AktualitetPolitikëTë fundit

”Vendim i guximshëm dhe me bazë të fortë morale”, Kryetari i Knesset-it, Amir Ohana përshëndet projektrezolutën e Shqipërisë për Iranin

Kryetari i Knesset-it, Amir Ohana përshëndeti projektrezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për të shpallur Iranin si shtet sponsorizues të terrorizmit.
Në një postim në X, Ohana ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe deputetët shqiptarë për atë që e cilëson si ”një vendim të guximshëm dhe me bazë të fortë morale”.
”Kryeministri Edi Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë treguan guxim, qartësi morale dhe përkushtim ndaj drejtësisë. Lidershipi juaj jep një shembull të rëndësishëm për bashkësinë ndërkombëtare. Faleminderit”, shkruan Ohana në X.
Edhe ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar përshëndeti dje miratimin e projektrezolutës nga Kuvendi i Shqipërisë për të shpallur Iranin shtet sponsor të terrorizmit.

”E përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit”, shkruajti Sa’ar në X.

”Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike”, shton ai.

”Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë”, përfundon ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste, për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor i terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste si dhe shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si organizatë terroriste


Fralsion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com