Reshje dëbore në juglindje, ndërhyrje në rrugën Boboshticë-Dardhë
Reshje të lehta dëbore janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qarkun e Korçë, konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë.
Autoritetet bëjnë me dije se firma kontraktore ka ndërhyrë në terren për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e saj, me qëllim garantimin e qarkullimit për drejtuesit e mjeteve.
Fraksion.com

