Rama: Çmimi i naftës, rritje e moderuar
Ndonëse çmimi i naftës që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme ka tejkaluar 2 mijë lekë për litër, kryeministri Rama foli përpara grosistëve të hidrokarbureve për një rritje të moderuar.
“Ka qenë një qasje e përgjegjshme, pasi në tërësi në treg dhe përmes bursave është konstatuar një rritje 40% e çmimit. Në Shqipëri çmimi është rritur, por në mënyrë shumë të moderuar”.
“Ne s’e kemi parë të arsyeshme që të hedhim hapin dhe të kalojmë në bord, pasi në fund të ditës, nëse dialogu funksionon si tani, s’e kemi qëllimin t’ju shtrëngojmë ju, por të merremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme të mos projektohet e tëra në supet e konsumatorëve. Kjo do të thotë marzhe më të ulëta fitimi për ju”.
“Ne kemi në konsultim ligjin që duhet të shtrihet fizikisht në 3 muaj dhe kemi ndërmarrë për të futur në treg si distributor garant dhe shumicë një faktor shtetëror, që do ta bëjë më të lehtë edhe për ju punën, sepse do të garantojë sasitë e nevojshme duke pasur mbështetjen shtetërore”.
“Nuk është problemi se ulet, po iku nga këtu, do shkojë diku tjetër. Nuk besoj se ka përdorues mjeti që do preferonte që, në vend që ta paguante në strukturën e çmimit për aq sa harxhon, të paguajë 4-fishin e asaj që paguan sot për makinën. Dhe sipas kategorive të makinave të paguajë në ndonjë rast edhe 10-fishin”.
Pa koment nuk la edhe sugjerimin që i bëjnë shpesh për naftën vendase.
Sipas qeverisë, konsumimi i karburantit në shportën e familjeve shqiptare zë 3%.
Fraksion.com

