GJKKO kaloi për gjykim dosjen, avokati flet për gazetarët, Kryemadhi ‘bëhet tym’, pi cigare live
Një shfaqje e pazakontë kjo e Monika Kryemadhit. Sapo ka lënë ambientet e GJKKO-së, ku gjykata vendosi të kalonte dosjen e saj bashkë me atë të ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, për gjykim, Kryemadhi u shfaq teksa pinte cigare.
Skena ndodhi teksa avokati i saj, Kujtim Cakrani sqaronte vendimin që dha sot Gjykata, ndërsa bënte kundërshtitë e tij.
Meta dhe Kryemadhi, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Fraksion.com

