U pretendua se po trajtohet në Moskë, ambasadori iranian: Mojtaba Khamenei nuk është këtu
Ambasadori iranian në Rusi, Kazem Jalali, mohoi pretendimet se Mojtaba Khamenei është në Moskë për trajtim mjekësor.
“Lajmi për transferimin e Udhëheqësit Suprem në Rusi për trajtim është një luftë e re psikologjike. Udhëheqësit iranianë nuk kanë nevojë të ikin dhe të fshihen në strehimore”, tha ai.
Gazeta kuvajtiane Al-Jarida raportoi dje se Khamenei u transportua fshehurazi në Moskë me një aeroplan ushtarak rus për operacion, pasi mbeti i plagosur në sulmet amerikano-izraelite më 28 shkurt.
Fraksion.com

