AktualitetTë fundit

Policia “blindon” Laçin çdo të martë, si do menaxhohet pelegrinazhi për 13 javë rresht

Policia e Lezhës dhe ajo e Kurbinit kanë hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout, i cili ka nisur sot17 mars dhe zhvillohet çdo të martë për 13 javë radhazi.

Sipas njoftimit zyrtar, objektivat kryesore të planit janë parandalimi i ngjarjeve kriminale, menaxhimi i fluksit të qytetarëve, shmangia e aksidenteve rrugore dhe administrimi i trafikut në itinerarin drejt kishës.

Në zbatim të masave, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur përgjatë aksit “Autostradë-Laç”, deri në zonën e kishës, me qëllim orientimin e lëvizjes së mjeteve dhe shmangien e bllokimeve.

Në terren janë angazhuar patrulla të Rendit Publik, Policisë Rrugore dhe Policisë Kriminale, për të garantuar sigurinë e besimtarëve dhe për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com