AktualitetTë fundit

Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, 2 gra nga Brazili në kërkim dhe 11 persona të tjerë nën hetim

Një rrjet prostitucioni u godit sot në Durrës pas një operacioni që zgjati dy javë, duke çuar në nisjen e hetimit penal ndaj 11 personave dhe shpalljen në kërkim të dy grave nga Brazili.

Në qendër të hetimeve ishte një ambient i marrë me qira në lagjen nr. 13 dhe një hotel, ku dyshohet se zhvillohej kjo veprimtari.

Mes të proceduarve janë dy gra nga Brazili, një 33-vjeçare e kapur në hotel dhe një 27-vjeçare e kapur në ambientin me qira, të dyshuara për prostitucion.

Në kërkim janë shpallur edhe dy gra të tjera nga Brazili. Njëra, 30 vjeçe, dyshohet se kishte marrë me qira ambientin, ndërsa tjetra, 38 vjeçe, dyshohet se e kishte ushtruar më herët këtë veprimtari aty.

Nën hetim është edhe një 45-vjeçar, administrator i hotelit, i dyshuar për fshehje të të ardhurave. Gjatë operacionit u sekuestruan para të dyshuara nga kjo veprimtari, 10 celularë dhe pasaporta.

Njoftimi i plotë i policisë 

“Durrës/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit Finalizohet, pas 2 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Storm 16”. Zbulohet në lagjen nr. 13, Durrës, një ambient i marrë me qira për të ushtruar prostitucion. Procedohen penalisht 2 shtetase braziliane që ushtronin prostitucion në këtë ambient dhe në një hotel. Procedohet penalisht, për fshehje të të ardhurave, administratori i hotelit ku u kap njëra nga shtetaset braziliane. Shpallen në kërkim dy shtetase, njëra që kishte marrë me qira ambientin ku ushtrohej prostitucioni dhe tjetra që dyshohet se e ka ushtruar këtë veprimtari më parë, në këtë ambient. Procedohen penalisht edhe 8 shtetas. Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 10 celularë dhe pasaporta. Si rezultat i hetimeve intensive me metoda proaktive, të kryera gjatë 2 javëve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, u finalizua operacioni i koduar “Storm 16”. Në vijim të veprimeve procedurale, në kuadër të operacionit, u proceduan penalisht dy shtetase braziliane: L. C., 33 vjeçe, e cila u kap në hotel, dhe V. B., 27 vjeçe, e cila u kap në ambientin e marrë me qira, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion. Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe 8 shtetas të tjerë, banues në Vlorë, Durrës dhe Divjakë. Po në kuadër të operacionit, u shpallën në kërkim shtetaset braziliane G. S., 30 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, dhe M. R., 38 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Prostitucioni”. Gjithashtu, nisi procedimi për shtetasin K. P., 45 vjeç, banues në Durrës, administrator i hotelit, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com