AktualitetPolitikëTë fundit

“Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel”, Berisha: Nuk di të them nëse fshihet atje apo…! Shpejt do t’i hiqet edhe masa e arrestit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Ergys Agasi vijon të lëvizë i lirë në Tiranë, pavarësisht se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gjatë një deklarate publike, Berisha u shpreh se, sipas “qytetarit digjital”, Agasi është parë duke lëvizur me automjetin e tij dhe duke u drejtuar drejt Surrel.

“Vijojnë qarkullimin e Ergys Agasit, i lirshëm fare dhe sipas qytetarit digjital është parë me makinën e tij jo në eskortën e Ramës siç ka qenë më parë, por është parë duke ikur për në Surrel. A fshihet ai në Surrel apo shkoi për një takim atje, këtë nuk mund ta them por ju them me siguri se Agasit ndaj të cilit do t’i hiqet edhe masa e arrestit, jua them unë, sepse Rama dhe Sadushi e çlirojnë nga kjo masë”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com