AktualitetPolitikëTë fundit

Antonio Costa: Po punojmë shumë fort për ta realizuar zgjerimin e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur

Zgjerimi një përparësi kryesore për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ne po vazhdojmë të punojmë shumë fort për ta realizuar këtë zgjerim sa më shpejt të jetë e mundur, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa për rrjetin e agjencive të lajmeve European Newsroom (enr), ku ATSH është anëtare me të drejta të plota.

Pyetjes se si e komentoni faktin që disa udhëheqës të Ballkanit Perëndimor, në veçanti Shqipëria dhe Serbia, kanë thënë se do ta pranonin anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje, Costa deklaroi se ”për ne, ky zgjerim është një përparësi kryesore, jo vetëm për Ukrainën dhe Moldavinë, por edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

”Edhe sot (dje – shën. i përkth), do të kem kënaqësinë të takohem me presidentin aktual të Bosnje-Hercegovinës, si dhe me kryeministrin e Malit të Zi, dhe po punojmë shumë ngushtë me të gjithë ata për të ecur përpara në këtë zgjerim. Nesër (sot – shën. i përkth.), kemi një Konferencë të re Ndërqeveritare me Malin e Zi”, tha Costa.

”Pata kënaqësinë të takohesha me kryeministrin Edi Rama dy ose tre javë më parë dhe po vazhdojmë të punojmë shumë fort për ta realizuar këtë zgjerim sa më shpejt të jetë e mundur. Por, sigurisht që duhet ta bëjmë, ky është një zgjerim shumë sfidues për të gjitha vendet kandidate. Duhet të përmbushim shumë reforma për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës, sepse ky është një proces i bazuar në meritë. Por, në të njëjtën kohë, duhet të kemi ndjenjën e urgjencës së këtij zgjerimi”, theksoi Costa për enr.

”Ne duhet të shqyrtojmë edhe reformat tona të brendshme, çfarë duhet të bëjmë brenda vendit për këtë. Dhe pastaj duhet ta menaxhojmë këtë proces zgjerimi me shumë kreativitet dhe pa u dorëzuar në kriteret tona, në bazën tonë të meritës, por me një ndjenjë të madhe urgjence. Për ta arritur këtë, unë mbështetem në bashkëpunimin e plotë të 27 shteteve anëtare dhe tetë vendeve kandidate”, shtoi ai.

Ndërkohë pyetjes se ”a do të ishte një opsion i tillë… anëtarësimi në BE pa të drejtë vetoje”, Costa iu përgjigj se ”nëse shikoni shtatë proceset e mëparshme të zgjerimit, në të gjitha ato, keni pasur disa klauzola kalimtare, klauzola të përkohshme, klauzola të integrimit progresiv, dhe sigurisht, në zgjerimin e ardhshëm, do të na duhet edhe një lloj periudhe kalimtare”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com