AktualitetPolitikëTë fundit

Rama në Vlorë, takim me deputetët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë, më 16 mars, në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se gjatë vizitës së tij në Vlorë, kryeministri do të zhvillojë një takim me kryebashkiaken Brunilda Mersini, disa deputetë të qarkut si dhe me strukturat e partisë.

Vlen për t’u përmendur që kjo vizitë e Ramës në qytetin bregdetar vjen vetëm pak ditë përpara nisjes së sezonit turistik veror.

ky takim është organizuar nga vetë Rama. Fillimisht deputetët e qarkut janë njoftuar në orën 10:30 për një drekë që do mbahej në orën 11:00.

Në takim Rama ka ftuar vetëm kryetaren e Bashkisë Brunilda Mersinin, së bashku me 3 nënkryetaret, ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismalilin dhe deputeten Zamira Sinan, kryetarin e PS-së Klevis Kason, si dhe deputetin Vullnet Sinaj.

Ftesat kanë qenë të personalizuara ndërsa thuhet se Rama ka përjashtuar nga takimi pjesën tjetër të deputetëve: Bledi Çuçi,Pirro Vengu, Damian Gjiknuri, Briseida Çakërri. Gjithashtu nuk ka ftuar as prefekten. Në takim, sipas gazetares Haskaj, është folur për disa projekte të rëndësishme të qytetit.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com