AktualitetPolitikëTë fundit

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë, më 16 mars, në qytetin bregdetar të Vlorës.

Mësohet se gjatë vizitës së tij në Vlorë, kryeministri do të zhvillojë një takim me kryebashkiaken Brunilda Mersini, disa deputetë të qarkut si dhe me strukturat e partisë.

Se cila do të jetë tema e diskutimit nuk ka një konfirmim zyrtar, megjithatë vlen për t’u përmendur që kjo vizitë e Ramës në qytetin bregdetar vjen vetëm pak ditë përpara nisjes së sezonit turistik veror.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com