PS nuk lejoi arrestimin e Ballukut,Berisha: S’ka ndodhur kurrë më parë të refuzohet heqja e imunitetit të ministrit!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita ka si detyrë kryesore shkurtimin e mandatit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen e vetme për krizën politike në vend. Gjatë një deklarate nga mledhja e grupit parlamentar, Berisha tha se në Shqipëri nuk ka ndodhur më parë që të refuzohet heqja e imunitetit të ministrave, duke sjellë si shembull periudhën 2009–2012, kur sipas tij dy ministrave dhe një zëvendëskryeministri iu hoq imuniteti pa debate.
“Vetëm në harkun kohor 2009-2012 u janë hequr dy ministrave dhe zëvendëskryeministrit imuniteti. Ata e dorëzuan vetë, pa asnjë diskutim apo koment. Madje, me zëvendëskryeministrin qeveria mund të binte nëse ai do ta dëshironte, por ai dha dorëheqjen dhe tha se do të paraqitej para prokurorisë”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, kryeministri Rama ka vendosur një standard të rrezikshëm duke vepruar sikur ai dhe ministrat e tij janë mbi ligjin. Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë se po pengon drejtësinë dhe po e dobëson shtetin ligjor. “Ai shumëzon drejtësinë me zero, e kyç dhe e mbyll atë, në një kohë kur nuk ka qytetar shqiptar që e miraton një akt të tillë. Nuk ka qytetar që pranon që shefi i ekzekutivit t’i mbyllë derën drejtësisë kur zyrtarët vjedhin qytetarët”, tha ai.
Vetëm në harkun kohor 2009-2012 u janë hequr dy ministrave dhe zv/kryeministrit imuniteti. I kanë dorëzuar vetë, nuk ka pasur asnjë lloj diskutimi dhe komenti.
Dhe për hir të së vërtetës, me zv/kryeministrin qeveria mund të binte nëse ai dëshironte. Por jo, ai dha dorëheqjen e do shkoj te prokurori tha, do paraqitem.
Pra ka vendosur një standard jashtëzakonisht për qytetarët dhe për vendin në të cilin thotë haptas se ai dhe ministrat e tij janë mbi ligjin.
Në të cilin ai haptas shumëzon si kurrë më parë drejtësinë me zero, e kyç e mbyll dhe e bën këtë në një kohë kur nuk ka qytetar shqiptar që e miraton një akt të tillë.
Nuk ka qytetar shqiptar që pranon që shefi i ekzekutivit ti mbyllë drejtësisë kur zyrtarët vjedhin qytetarët.
Nuk ka partner ndërkombëtar që nuk ka ndërhyrë dhe ka kërkuar që të zbatohet shteti ligjor dhe kushtetuta.
Në këtë kuadër opozita dhe vetëm opozita është vendimtare në zgjidhjen e kësaj krize.
Dhe kjo krizë zgjidhet vetëm me largimin e Edi Ramës.
Kjo krizë zgjidhet vetëm me kryengritjen paqësore të shqiptarëve.
Shkurtimi i jetës se qeverisë së Edi Ramës, është imperativi më madhor i kohës. Detyrimi më madhor i opozitës.”, tha ai.
Fraksion.com

