AktualitetBota+NATO/BETë fundit

Lufta në Lindjen e Mesme! Sulmet ajrore tronditin Bejrutin, Trump kërcënon NATO-n: Do e keni punën keq nëse s’na ndihmoni me Hormuzin

Sulmet dhe tensionet në Lindja e Mesme vijojnë të përshkallëzohen në ditën e 17-të të konfliktit.

Gjatë natës, disa sulme ajrore goditën periferitë jugore të Bejrut, ndërsa shpërthime u raportuan edhe në zona të tjera të Libanin jugor, në kuadër të përplasjeve mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Ndërkohë, tensionet kanë ndikuar edhe në trafikun ajror në rajon. Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait njoftoi pezullimin e përkohshëm të fluturimeve pas një incidenti të lidhur me një dron që shkaktoi zjarr pranë një rezervuari karburanti.

Po  Donald Trump nuk e toleron një NATO indiferente ndaj konfliktin me Iranin: Presidenti i SHBA-së e paralajmëroi aleancën për një të ardhme “shumë të keqe” nëse ndihmon për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i tha Financial Times se vendet që përfitojnë nga kjo rrugë detare duhet të ndihmojnë në sigurimin e saj.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com