Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot në 14 mars, që të njohë dokumentet e Beogradit në Veri. Ky vendim bën që serbët në Kosovë të kenë leje qëndrimi 12-mujore, pa pasur nevojë për dokumente kosovare.
Në lidhje me këtë vendim të qeverisë në Prishtinë, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Postimi i kryeministrit Rama:
Ne mirëpresim koordinimin Kosovë – BE për Ligjin për të Huajt. Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet të tregojë po këtë guxim dhe të heqë masat ndëshkuese, të avancojë me aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor i përfshirë plotësisht në BE nuk është bamirësi. Është Europa.
Qeveria e Kosovës është pajtuar sot në 14 mars t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumenteve kosovare në Ligjin për të huaj dhe atë për automjetet, që do të fillojnë të zbatohen plotësisht nga e diela.
Këto dy ligje do të hyjnë plotësisht në fuqi të dielën dhe kërkojnë që të gjithë ata që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj ose vetëm në bazë të autorizimit.
We welcome Kosova – EU coordination on the Law on Foreigners. Dismantling parallel structures is hard work. The EU should match that courage and lift punitive measures, move on Kosova’s membership application.
A Western Balkans fully inside the EU is not charity. It is Europe’s…— Edi Rama (@ediramaal) March 14, 2026
Pas takimit të së shtunës, kjo nuk do të vlejë tani për tani për serbët e Kosovës pa dokumente kosovare, pasi ata kanë mundësi të marrin leje të përkohshme qëndrimi prej 12-muajsh, si dhe të bartin si mjet identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga struktura të jashtëligjshme në vend.
Duke folur në një konferencë për media me Sorensenin dhe shefin e zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, Kurti u zotua se Qeveria do të vazhdojë punën për shkrirjen e plotë të sistemit arsimor dhe shëndetësor serb në sistemin e vetëm të Kosovës.
Ai tha se është pajtuar për të mundësuar leje të përkohshme qëndrimi për punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, në mënyrë që serbëve lokalë të mos u mungojnë shërbimet bazike derisa Kosova t’i shkrijë ato plotësisht brenda sistemit të vet.
“Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me lista të stafit akademik dhe shëndetësor të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve, këto lista pastaj do të shërbejnë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë te Ministria e brendshme e Kosovës”, tha Kurti.
Ai theksoi se e njëjta vlen edhe për studentët serbë që qëndrojnë në Kosovë për studime, për të cilët krerët komunalë do të ofrojnë listën e tyre me hollësi për fushën e studimeve për t’iu dhënë leje të përkohshme qëndrimi me afat 12-mujor, dhe me mundësi vazhdimi nëse i vazhdojnë studimet.
Fraksion.com

