AktualitetBota+Të fundit

“Nuk lejojmë nxitjen e një lufte civile në Iran”, Wadephul në Ankara thirrje për fundin e shpejtë të luftës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Wadephul bën thirrje për një angazhim të përbashkët politik të Europianëve dhe vendeve përreth Gjirit Persik për të mundësuar një fund të shpejtë të luftës së Iranit.

Në një takim me homologun e tij turk Hakan Fidan në Ankara Wadephul tha, se ka “bindjen, që vetëm me një rrugë diplomatike mund të arrihet një zgjidhje e besueshme dhe e pranueshme.” Wadephul tha, se nga udhëtimi ditët e fundit në vendet e Lindjes së Mesme ka arritur në një konstatim thelbësor, se “ne duhet t’i harmonizojmë interesat e përbashkëta të rajonit të Gjirit Persik, por edhe të vendeve fqinj me të”. Sipas tij, është shumë e rrezikshme që Irani po i intensifikon edhe më tej tensionet sulmet ndaj fqinjëve të vet në rajon dhe veçanërisht në Gjirin Persik. Kreu i diplomacisë gjermane bën thirrje për një fund të shpejtë të luftës së Iranit.

Edhe ministri turk Fidan i dënoi sulmet e Teheranit ndaj shteteve të Gjirit Persik, por njëkohësisht e cilësoi si jo legjitim edhe sulmin e Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit. Wadephul deklaroi, se në sfondin e pranimit të refugjatëve sirianë nga Turqia më 2015, është e drejtë si një masë paraprake që Ankaraja të trajtojë çështjen e një vale të re refugjatësh nga lufta e Iranit. Sipas ministrit gjerman, deri tani nuk duket të ketë valë refugjatësh. “Por ne kemi një interes të përbashkët, që ta parandalojmë këtë.”

Turqia nga ana e saj tërheq vëmendjen, për të mos nxitur një luftë civile në Iran. Turqia nuk do t’i lejojë askujt, të farkëtojë të tilla plane, tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan në konferencën e përbashkët të shtypit me ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul. “Ne refuzojmë plane, që synojnë të nxisin një luftë civile në Iran dhe të provokojnë konflikte në linjat e kufijve entik dhe religjoz”, tha Fidan. “Ne paralajmërojnë ndaj kësaj. Askush nuk duhet të ndjekë të tilla fantazi.”/dw

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com