AktualitetTë fundit

GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH, u akuzuan për shkelje të barazisë në tendera

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 175/1/4, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj, Admir Remzi Pahumi”.

Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 22, datë 12.03.2026, vendosi:

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Arbër S. Troka, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurës Miranda T. Shkurti, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Nikollaq Dh. Mihali, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Almir F. Hoxhaj, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Erjon I. Zemanaj, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Admir R. Pahumi, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com