SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku refuzon të flasë në Kuvend, nuk paraqitet në seancë
Në seancë deri tani mungojnë nga PS deputetët Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj.
Fillimisht ishte deputeti i Partisë Demokratike, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Oerd Bylykbashi që prezantoi raportin e përpiluar nga pakica parlamentare.
Në vijim, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Metrit”, një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar në Paris më 20 maj 1875 dhe e ndryshuar në Sèvres më 6 tetor 1921.
Po ashtu, në rendin e ditës është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) si agjenci zbatimi dhe KfW. Marrëveshja synon financimin e projektit për rehabilitimin e Hidrocentrali i Fierzës.
Seanca do të vijojë me shqyrtimin e projektvendimit “Për disa shtesa në vendimin nr. 64/2025 ‘Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit’”.
Gjithashtu, deputetët do të shqyrtojnë projektvendimin “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025 ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit’”, që lidhet me ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare.
Fraksion.com

