AktualitetPolitikëTë fundit

Sot Kuvendi shqyrton kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut dhe të tjera….

Kuvendi do të shqyrtojë sot kërkesën e prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Gjatë shqyrtimit të këtij projektvendimi do të paraqiten raportet nga pakica dhe shumica parlamentare, përmes anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ndërsa më pas pritet të zhvillohet votimi.

Në vijim, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Metrit”, një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar në Paris më 20 maj 1875 dhe e ndryshuar në Sèvres më 6 tetor 1921.

Po ashtu, në rendin e ditës është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) si agjenci zbatimi dhe KfW. Marrëveshja synon financimin e projektit për rehabilitimin e Hidrocentrali i Fierzës.

Seanca do të vijojë me shqyrtimin e projektvendimit “Për disa shtesa në vendimin nr. 64/2025 ‘Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit’”.

Gjithashtu, deputetët do të shqyrtojnë projektvendimin “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025 ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit’”, që lidhet me ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com