AktualitetPolitikëTë fundit

Manja lexon raportin për Ballukun, Bardhi i përmend licencën për HEC-in në Dibër: A e njeh Paulin Rajtan?

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, i cili nuk është i pranishëm në seancën në Kuvend ku do të vendoset fati i Ballukut, ka replikuar në rrjetet sociale me Ulsi Manjën, ndërsa ai po lexonte raportin e PS. Nardhi shkruan se Manja është në konflikt interesi me dosjen Balluku.

Ai hedh akuza kundrejt Manjës se ka ndërhyrë të Balluku për të marrë licence për përfitimin e një HEC-i në qarkun e Dibrës për një person me emrin Paulin Rajta. Ky i fundit, rezulton të ketë qenë drejtor i përgjithshëm i Burgjeve dhe i emëruar në vitin 2022 nga Manja kur mbante detyrën e ministrit të Drejtësisë.

“Ulsi Manja është në konflikt interesi me dosjen Balluku. Ndërhyrjet e tij për licenca në kundërshtim me ligjin janë pjesë e dosjes. Ulsi për sot një pyetje: A e njeh Paulin Rajta dhe a ke ndërhyrë tek Belinda Balluku për përfitimin e një HEC-i në qarkun Dibër, në kundërshtim me ligjin?”, shkruan ai.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com