Imuniteti i Ballukut, Bylykbashi prezanton raportin e opozitës nga Këshilli i Mandateve: Kuvendi të japë autorizimin!
Kuvendi po shqyrtonë kërkesën e prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
Deputeti i Partisë Demokratike, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Oerd Bylykbashi që prezantoi raportin e përpiluar nga pakica parlamentare.
Në fjalën e tij në Kuvend, Oerd Bylykbashi deklaroi se kjo seancë e sotme është shumë rëndësishme dhe se do të lërë gjurmë.
Oerd Bylykbashi: Një nga seancat që do të lerë gjurmë për mënyrën si Kuvendi garanton të drejtën e shqiptarëve për mirëqeverisje. Sot në emër të 5 deputetëve anëtarë të Këshillit të Mandateve do të lexoj një përmbledhje të raportit të opozitës mbi kërkesën e SPAK për rastin Balluku.
Kuvendi më 16 dhjetor u vu në lëvizje nga SPAK ku u kërkua dhënia e autorizimit për arrestimin e Ballukut, kërkesë e shoqëruar me provat e plota dhe relacionin përkatës. Kuvendi duhet të japë autorizimin.
Fraksion.com

