“Fshihen mes policëve që Balluku të mos futet në burg”, Balliu thirrje qytetarëve: Bashkë kundër qeverisë që amniston pushtetarët dhe arreston qytetarët
PS ka paralajmëruar se do të rrëzojë sot kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për Belinda Balluku. Ndërkohë, Partia Demokratike do të zhvillojë protestë para godinës së Kuvendit.
Në Parlament, kanë mbërritur deputetët e PS të cilët kanë përdorur një hyrje tjetër për në godinën e Kuvendit, hyrjen nga Akademia e Shkencave, ndërkohë që deputetët e PD nuk kanë mbërritur ende.
Deputeti i PD Klevis Balliu në një video-mesazh në Facebook ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën e opozitës kundër korrupsionit.
Ai thotë se duan të vendosin sot që ‘Lubi Balluku’ të mos futet në burg për miliardat që ka vjedhur.
“Sot qeveria që ka lënë në burg dhe ka arrestuar qytetarët se nuk kanë paguar dritat Fshihen në Kuvend me gjithë këto forca policie që Balluku të mos futet në burg pavarësisht miliarda euro të vjedhur. Sot në orën 10 të gjithë qytetarët të bashkohen kundër një qeverie që kërkon burg për qytetarët dhe amnisti për pushtetarët e korruptuar”, tha ai.
Në njoftim për këtë protestë, janë vendosur në gatishmëri 1500 efektivë. Gjithashtu para godinës janë vendosur edhe gardh metalik.
Edhe në institucione të tjera janë vendosur kordonë të policisë dhe gardh metalik. Brenda Kuvendit janë vendosur edhe forca të tjera. Gjithashtu para godinës së Kuvendit është vendosur edhe një podium ku pritet të mbahet fjala e tyre.
Fraksion.com

