Fati i Ballukut, kryeministri Rama largohet nga Kuvendi! Mungesa në radhët e PS, Spiropali e Xhafaj s’duken askund
Ndërsa sot pritet votimi i raporteve të PS e PD në Kuvend për kërkesën e SPAK lidhur me arrestimin e Ballukut, për të cilën s’ka munguar as interesi nga mediat ndërkombëtare, kryeministri Rama është larguar nga salla.
Por, ka edhe disa mungesa. Së pari, mungon vetë Belinda Balluku, karrigia e së cilës gjendet mes Ogerta Manastirliut e Blendi Klosit.
Gjithashtu mungojnë edhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali si dhe Fatmir Xhafaj.
Ndërkohë, në radhët e opozitës shihen pankarta të ndryshme kundër kryeministrit.
Fraksion.com

