Demokratët mblidhen para Kuvendit, Balliu zbardh skenarin e protestës: Pasi deputetët të dalin nga salla…
“Të vijojmë këtu derisa të dalin deputetët tanë dhe të tregojmë fuqinë e protestës kundër qeverisë. Rama ke vetëm një rrugë, largohu!”, u tha ai demokratëve.
Ndërsa brenda kuvendit kanë nisur tensionet pasi është rrëzuar kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Ndërkohë jashtë ambienteve të Kuvendit, opozita vijon protestën ku Klevis Balliu ka mbajtur fjalën e tij duke akuzuar kryeministrin Rama për korrupsion.
Në Foltore deputetë të opozitës gjithashtu janë shfaqur me pankarta në duar duke kërkuar Dorëheqje.
Fraksion.com

