“Bën ligje që Linda të bëhet First Lady”, Berisha para hyrjes në Kuvend: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës!
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pasi e shohin si zgjidhje të vetme për problemet në të cilat është zhytur vendi. Pak para se të futej në Parlament, Berisha falënderoi protestuesit për mbështetjen. Gjithashtu nënvizoi se Rama po mbyll dyert e Bashkimit Europian për Shqipërinë.
“Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj situatë dramatike që po përjeton vendi. Në një kohë kur Rama, njeriu më i poshtëruar në detyrë sot, në të gjithë hapësirën e BE dhe më gjerë, nuk ka sot një kryeministër më të poshtëruar para botës dhe popullit të tij si Rama. I poshtëruar sepse po shkelmon ligjet dhe Kushtetutën për të mbrojtur vjedhjet e tij.
Po mbyll dyert e BE për Shqipërinë. Aty ku bë n ligje në Kuvend, firmën ia merr pëllumbësha Spirogjoka, aty ku bën ligje që Linda e tij të jetë First lady e Shqipërisë, zonja Begaj ia menderos ligjin”, tha ai.
Fraksion.com

