“Belinda Balluku me imunitet”, Opozita bllokon foltoren! Ndërpriten diskutimet, kalohet në votim rendi i ditës
Opozita ka bllokuar foltoren ndërsa po proteston në sallë pas votimit kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut. Ndërkohë me propozim të Taulant Ballës, diskutimet janë ndërprerë dhe është kaluar në votim i gjithë rendi i ditës.
Kuvendi ka rrëzuar me forcën e kartonave të PS-së, kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Teksa në sallë ishin 128 deputetë, vetëm 47 vota ishin pro kërkesës për arrestimin e Ballukut, ndërsa 82 ishin kundër.
Nga maxhoranca kishte disa mungesa në sallë, që nga ish-ministrja Elisa Spiropali, deputeti Fatmir Xhafaj, dhe Bledi Gonxhja dhe vetë Balluku, që nuk ishin në sallë.
Në favor të socialistëve ka votuar PSD-ja.
Fraksion.com

