AktualitetPolitikëTë fundit

“Bëhuni polici e shtetit, jo pushtetit”, Balliu mes protestuesve, thirrje efektivëve: Bashkohuni me ne kundër narko-shtetit

Deputeti i PD Klevis Balliu është sot mes protestuesve para Kuvendit, pasi nuk është në sallën e Parlamentit pas vendimit për përjashtimin me 10 ditë.

Balliu u bëri thirrje efektivëve që të bashkohen me protestuesit për të drejtat e tyre dhe të familjeve të tyre, ndërsa shtoi se një polici në mbrojtje të hajdutëve është polici e pushtetit jo shtetit.

“Shqipëria na thërret që të reagojmë kundër një pushteti që për 14 vite largoi 1.4 mln shqiptarë për të mbushur xhepat me paratë tuaja. Ka etëm një mënyrë që paratë e qytetarëve të përdoren në dobi të qytetarëve, të largohet kjo qeveri.

Analistët e qeverisë përpiqen të justifikojnë një akt që është kërcënimi më i madh për pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë e dëshmitarëve që më kurajë kanë treguar se Lubi Balluku dhe Edi Rama janë hajdutët.

Mendojnë se me ato efektivë do të na ndalin por jo, këtu do të na kenë këtu në përballje me narko shtetin. Një thirrje kam edhe për policinë, ju tha gjykata shko në sallë dhe arrestoni Ballukun. Një polici që i shërben hajdutit është një polici e pushtetit jo shtetit, bashkohuni sot me protestuesit për të rejat tuaja dhe familjet tuaja. Ju na thoshit pak muaj më parë se kjo qeveri nuk bie, por tani gjysma e kabinetit u largua në drejtim të paditur. Edi Rama nuk është vetëm armik i demokratëve, por i kombit shqiptar, i Kosovës, i çdo shqiptari të lirë. Ne ju garantojmë se nuk do të bëjmë asnjë hap pas deri sa misioni dhe shpresa që të fitojë drejtësia.”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com