Ushtria amerikane godet anijet iraniane të minave
Pas raportimeve se Irani kishte vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane njoftoi se ka goditur anije iraniane të minave.
Që nga fillimi i luftës, Irani ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetësore për tregtinë e naftës. Pas raportimeve se Irani kishte vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane deklaroi, se ka çaktivizuar më shumë se një duzinë anijesh iraniane që vendosin mina. Komanda Rajonale e SHBA-së për Lindjen e Mesme njoftoi se forcat e saj kishin shkatërruar disa anije detare iraniane, përfshirë 16 minahedhës, pranë ngushticës. Ajo gjithashtu publikoi pamje video që supozohet se tregojnë disa nga sulmet.
Më parë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte shprehur shqetësim për minim të mundshëm të Ngushticës së Hormuzit dhe kishte kërcënuar Iranin. “Nëse për ndonjë arsye janë vendosur mina dhe nuk hiqen menjëherë, do të ketë pasoja ushtarake për Iranin në një shkallë të paparë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Megjithatë, ai shtoi se nuk kishte marrë asnjë raportim se Republika Islamike ndërkohë po i vendoste minat detare atje. Më parë CBS News kishte raportuar se agjencitë e inteligjencës amerikane kishin sinjale, se Irani po përgatitej të vendoste mina në Ngushticën e Hormuzit. Ushtarakët amerikanë e konsiderojnë shoqërimin e cisternave të naftës shumë të rrezikshëm.
Fraksion.com

