Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë
Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS. Paraprakisht mësohet se Rama e ka mbledhur kryesinë në Kuadër të Procesit Zgjedhor të brendshëm.
Muajt e ardhshëm PS do t’i nënshtrohet zgjedhjeve në strukturat bazë dhe në nëntor do të zgjidhen strukturat qendrore.
Ndërkohë në orën 12:00 do të zhvillohet mbledhja e qeverisë, pas së cilës Rama pritet të ketë një dalje për mediat.
Deputeti Blendi Klosi theksoi pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste se do të fillojnë procesin zgjedhor në të gjithë strukturën vendore të partisë. Në një konferencë për mediat, ai theksoi se rivlerësimi në anëtarësi do të bëhet më 12 qershor, në 35-vjetorin e partisë.
Fraksion.com

