AktualitetTë fundit

Nëndetësja turke “TCG İNÖNÜ” viziton Portin e Durrësit

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve mes forcave detare të vendeve aleate, në Portin e Durrësit ka mbërritur për një vizitë treditore nëndetësja turke ‘TCG İNÖNÜ’.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, gjatë qëndrimit të saj në port, strukturat përkatëse kanë ndërmarrë masat e nevojshme organizative për të garantuar zhvillimin normal të vizitës.

Në koordinim me Forca Detare dhe Policinë Ushtarake, është siguruar akomodimi i ekuipazhit, si dhe janë marrë masat për sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.

Autoritetet theksojnë se vizita e nëndetëses turke përbën një moment bashkëpunimi mes dy vendeve dhe reflekton marrëdhëniet e konsoliduara në fushën detare dhe të sigurisë.

Këto vizita konsiderohen pjesë e bashkëpunimit të rregullt ndërmjet forcave detare të vendeve aleate, duke synuar shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në rajon.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com