AktualitetTë fundit

Trafik armësh nga Mali i Zi në Fresk, grupi u zbulua nga përgjimet, Jaku dhe Gjeta…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin ku u arrestuan dy persona për trafik armësh nga Mali i Zi.

Donati Jaku dhe Florian Gjeta, të arrestuar nga Komisariati nr. 4 me 6 pistoleta që do i shisnin në zonën e Freskut në një grup kriminal me bazë në këtë zonë, fillimisht dolën në disa përgjime të bëra më herët, ndërsa hetimi zbardhi të plotë dinamikën e trafikut. Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve. Më herët ka jetuar në Angli, vend ky dyshohet po ashtu ta ketë ushtruar të njëjtin aktivitet.

Aq hapur e bënte, sa edhe në rrjete sociale nxirrte foto hapur me armë në brez. Hetuesit e Komisariatit nr. 4 dyshojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë, të cilët po punojnë për verifikimin e plotë.

Policia njofton se vijon puna gjuthashtu për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com