Ra nga lartësia gjatë punës, ndërron jetë te Trauma punonjësi i komunales
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë punonjësi i Ndërmarrjes së Shërbimeve në Komunitet në Gjirokastër, me inicialet D.K., 55 vjeç, i cili ishte plagosur rëndë pas një aksidenti në vendin e punës.
Në lidhje me ngjarjen, Policia e Shtetit arrestoi tre persona, të akuzuar për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, drejtuesi i institucionit, shtetasi Adriatik Onjea, akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”. Sipas burimeve, menjëherë pas ngjarjes ai është larguar drejt shtetit fqinj Greqi dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
Fraksion.com

