AktualitetBota+Të fundit

“Lufta drejt fundit, rreziku ka kaluar”, Teherani i përgjigjet Trump: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje

Teksa lufta në Iran ndodhet në javën e dytë,  presidenti i SHBA-së Donald Trump për herë të parë la të kuptohet një fund të mundshëm të konfliktit.

Në një konferencë shtypi presidenti i SHBA-së deklaroi, se lufta mund të marrë fund “shumë shpejt”, por jo këtë javë. Trump nuk përmendi një datë konkrete. Rreziku më i madh në luftë ka kaluar tashmë prej tri ditësh, tha më tej Trump.

Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se lufta mund të zgjasë për shumë javë, duke theksuar se regjimet nuk ndryshojnë vetëm me bombardime. Ndërsa Garda Revolucionare theksoi të hënën në mbrëmje se ata “do të vendosin për fundin e luftës”, duke iu përgjigjur deklaratës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump se konflikti i armatosur do të “përfundojë së shpejti”.

Ushtria e SHBA-së që nga fillimi i sulmeve kundër Iranit më 28 shkurt ka goditur mbi 5.000 objektiva iraniane dhe ka shkatërruar ose dëmtuar 50 anije iraniane, vuri në dukje Komanda Rajonale e SHBA-së.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com