AktualitetPolitikëTë fundit

“Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve në Kuvendin e Shqipërisë

Raportohet sulm kibernetik ndaj sistemit të IT-së së Kuvendit të Shqipërisë që prej mëngjesit të kësaj të marte, 10 mars.

Siç mësohet, grupi famëkeq i Homeland Justice është rikthyer në Telegram.

“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni mbrojtur me të vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të bëjmë që ky turp të mbetet me ju përgjithmonë”, paralajmërojnë në rrjetet sociale, teksa kanë publikuar edhe adresa emaili të deputetëve.

Ngjarja vjen në një moment të tensionuar politik, ndërsa rrit shqetësimet mbi sigurinë kibernetike të institucioneve shtetërore. Menjëherë është mbledhur Komiteti i Sigurise Kibernetike.

Autoritetet nuk kanë bërë ende deklarata zyrtare, ndërsa mbetet e paqartë se sa e gjerë është përmasa e sulmit dhe informacioni që hakerat disponojnë.

 


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com