26 tonë misër nga Serbia me përmbajtje mbi normë të alfatoksinës B1, Drejtoria Rajonale e AKU në Shkodër kallëzon subjektin ‘Modi’ shpk
Drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit qarku Shkodër ka kallëzuar në prokurori një subjekt tregtar që importon misër nga Serbia. Bëhet fjalë për subjektin “Modi” shpk, në magazinat e të cilit në Shkodër janë bllokuar 24 tonë misër rifuxho, që rezulton me mbi normë të alfatoksinës B1.
Pas kjo drejtori si fillim ka bllokuar sasinë e mallit të importur nga Serbia, deri në daljen e analizave, subjekti në fjalë akuzohet se ka shkelur sërish ligjin, duke ‘prekur’ produktet e bllokuara.
Fraksion.com

