PS merr sot vendimin për Belinda Ballukun! Kryeministri Rama njofton mbledhjen e grupit pas kërkesës së SPAK
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social X se sot në orën 10:00 do të zhvillohet një mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar kërkesën e prokurorit për kufizimin e lirisë së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Rama bëri të ditur se mbledhja do të transmetohet LIVE, ku do të merret edhe qëndrimi i grupit parlamentar lidhur me këtë kërkesë të prokurorisë.
Kujtojmë se çështja e imunitetit të Belind Ballukut, ka rreth tre muaj që ka ndezur politikën shqiptare, duke qenë edhe kryefjala e seancave plenare të karakterizuara nga tensionet.
SPAK ka dorëzuar më 16 dhjetor, kërkesën për heqjen e imunitetit dhe më tej arrestimin e Ballukut.
Në takim pritet të ketë edhe një fjalim nga kryeministri Edi Rama.
Fraksion.com

